Gara për kryetarin e ri në PD, Godole: Procesi mos të jetë fals! Kërkohet frymë e re, ndryshe Rama do të jetë në pushtet gjithë jetën

Jun 7, 2023 | 9:37
SHPËRNDAJE

Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit, Jonila Godole ka komentuar tensionet brenda PD pas hapjes së garës për lidershipin e ri, ku në një deklaratë për mediat tha se të gjithë deputetët duhet të analizojnë situatën dhe mos të përsërisin gabimet e së shkuarës.

Godole tha se PD ka nevojë për një lidership të ri por deputetët duhet të jenë të matur me vendimet e tyre dhe duhet t’i jepet kohë garës në mënyrë që mos të jetë e shpejtuar dhe false.

“Prej një jave unë kam prezantuar një propozim sesi mund të shkojmë në zgjedhje, mungon analiza se pse jemi këtu. Duhet të nxjerrim mësime, dhe mos nxitojmë për të zgjedhur kryetarin. PD duhet të tregonte se është një parti ndryshe, mëson nga gabimet, analizon humbjet duke pyetur dhe mbështetësit e tjerë. Vetëm pasi ti kemi këto të dhëna, ka votues të tjerë që do donin ta zgjidhnin PD por me një lidership të ri. Unë propozova një analizë të thelluar, që të jemi objektivë dhe të kuptonim sëmundjen nga se vuan PD.

Pasi ne ta dinim se çfarë do votuesi, që ti ofrojë një frymë të re. Nëse dështojmë dhe nuk nxjerrim mësim, Rama do jetë në pushtet gjithë jetën. Kush mund të vijë tani në garë, me këto struktura dhe me kandimin e ish-liderit që ka 1 vit që nuk ka qenë, kush kandidat do ta ketë mbështetjen. Kam frikë se do ngelemi me një proces fars, unë nuk bëhem pjesë e tij. Nuk e dija që platforma ime ishte bazë për atë të tyre, duhet të jemi të matur me vendimet tona. Të presim deri në shtator, dhe lidershipi të shohë se ne jemi ndryshe”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura