Gara për kryeprokuror, Olsian Çela deklarata të forta: Ka avokatë që firmosin aty ku i kërkohet, burgosim njerëzit e ‘dobët’, po përgatisim fidanishtet e krimit

Nov 13, 2019 | 14:14
SHPËRNDAJE

olsjan cela

Olsian Çela, kandidati në garën për kryeprokuror në intervistën e tij sot përpara KLP, ka bërë deklarata të forta kur tha se prokurorët kanë aplikuar gjithnjë masa penale të ashpra, por sidomos me shtresat më të dobëta të shoqërisë.

Në fjalën e tij, Çela nënvizoi që ka avokatë të cilët firmën e hedhin atje ku u kërkohet, tha ai, e jo aty ku duhet.

“Ka raste kur kanë pretenduar dhunën, mungesën e autenticitetit të firmës në atë që kanë firmosur shpesh kanë kërkuar avokatë mbrojtës dhe kemi konstatuar shpesh mbrojtje jo efektive nga avokatët që caktohen nga oficerët gjyqësorë ne momentet e para. Keto jane sinjalizime që ne na vijnë shpesh dhe kur përgatita këtë platformë ishte një nga gjerët që më shqetëson më shumë

Se cfare do kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje ti sigurojmë garancitë themelore kur qytetarëve u kufizohet liria?

Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin.

Njerëzit izolohen dhe një avokat që s’bën detyrën kjo është shumë e rrezikshme, këto duhet të marrin fund. Shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.

Nga njëra anë të kontrollojmë prokuroret e oficerët e nga ana tjetër mbrojtja të jetë jo informale.

Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura?

Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtet që prokurori në cdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë te ashper me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit.

Prokuroria e policia gjyqësore duhet të ketë një vizion, jo thjesht aplikimi i ashpër i ligjit,
të kemi vizion të gjerë mbi shoqërinë. Jemi kthyer ne rober te statistikave, sa trajnime ka bere prokurori, por sa te mira jane prokuroret pas ketyre trajnimeve?”, tha Cela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura