Gafa e kandidatit të mazhorancës për Tepelenën: Fitorja do jetë publiçitare (VIDEO)

Apr 28, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, gjatë prezantimit të djeshëm përpara simpatizantëve duket se ka qenë shumë i emocionuar, sa ka ngatërruar edhe fjalët.

Kandidati per Bashkine e Tepelenes, Termet Peci

Teksa ka kërkuar votat e qytetarëve të Tepelenës, Peçi ka thënë se fitorja është e sigurt, duke e cilësuar atë jo plebishitare, siç jemi mësuar rëndom ta dëgjojmë në kohë fushate zgjedhore nga kandidatët. Por për Peçin, fitorja do të jetë “publiçitare”.

“Ne të gjithë së bashku në 21 do të punojmë ditë dhe natë për të garantuar fitoren publiçitare të koalicionit tonë. Fitorja është e garantuar, nuk bëjmë premtime boshe, të gjithë ne bashkë do flasim shumë, do punojmë shumë dhe do garantojmë fitoren e padiskutuar në 21”,- ka thënë Peçi. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura