Integrimi, Fyle: Liderët e BE-së në qershor pritet ta miratojnë përparimin e Shqipërisë

Apr 30, 2014 | 15:21
SHPËRNDAJE

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka thene sot ne Bruksel se beson se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë per ne Bashkimin Evropian.

“Në 10 vjetorin e pranimit në BE të disa vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në vitin 2004, besoj se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian”- ka thene ai.

Ai ka deklaruar sot se pret mandat “shumë të suksesshëm” pesëvjeçar për komisionarin e ardhshëm, i cili është përgjegjës për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian.
 
Sipas tij, “perspektivë evropiane” presin edhe disa shtete në pjesën lindore  të Evropës, të cilat deri tashme nuk kanë pasur mundësi të anëtarësimit. (rel)
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura