Futja në TVSH, deputeti i PD u vjen në ndihmë mijëra bizneseve

Apr 18, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Agron Shehaj publikoi një faqe të re në për ti ardhur në ndihmë bizneseve të vogla që tashmë duhet të paguajnë më shumë taksë me futjen e tyre në skemën e TVSH-së.

“Je biznes i vogël? A e di sa taksë më shumë do paguash për qeverinë? Hape www.metvsh.com dhe llogarit taksën dhe fitimin pas datës 1 prill!”, shkruan në Facebook, deputeti Shehaj.

agron-shehaj-768x512

Në faqen metvsh.al, çdo biznes mund të përllogarisë xhiron mujore bashkë me shpenzimet mujore, për të mësuar se sa taksë më shumë do ti paguajë qeverisë, sa do ti ulet fitimi dhe se sa duhet të rrisë çmimet për të kompensuar humbjet.

Ulja e fitimit ose falimenti është skenari më i mundshëm për shumicën e bizneseve të vogla të cilat mund të humbasin deri në 17 % të xhiros mujore për shkak të këtij vendimi të qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura