Fushë Krujë/ Pranga 59-vjeçarit që u kap me 203 kg kanabis, në kërkim dy djemtë e tij (Detajet e Policisë)

Sep 21, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Në kudër të operacionit të gjerë të zhvilluar nga Rena, policia dhe FNSH është arrestuar edhe një 59-vjeçar, i cili u kap  me 203 kilogramë kanabis sativa.

drogePolicia thotë se 59-vjeçari e kishte mbjellë drogën në fshatin Zallë, të Fushë Krujës.

Ndërkohë në kërkim u shapllën dy djemtë e të arrestuarit.

“Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë  dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z)”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura