‘Furtuna’/ Pas tre prokurorëve në rrethe, Arta Marku firmos lëvizjen tjetër. Ja kush ikën e kush vjen

Jan 9, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka firmosur sot te tjera ndryshime ne radhet e prokurorive ne rrethe. Pas levizjes se tre prokuroreve ne Fier, Kukes dhe Elbasan, Arta Marku ka firmosur levizjen edhe te kryeprokurorit te Durresit.

arta-marku-5

“Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshime ne prokurone e Elbasanit, Fierit dhe Kukesit”- njofton zyra per media e Markut.

Vendimi per prokurorin e Durresit 

Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

  • Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.

Levizjet ne rrethe 

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

  • Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.
  • Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.
  • Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;
  • Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura