Fundjavë e nxehtë, ja qytetet që do të përjetojnë temperatura me vlerë 31 gradë celsius

Apr 13, 2024 | 7:27
SHPËRNDAJE

Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata si dhe ndikimi prej disa ditësh i Anticiklonit të Azoreve.

moti-shqiperi-650x358

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje me diell si dhe nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek,  duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat do të prekin vlerën 31 gradë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

437540265_1144280853266249_2302602958652829670_n

437387210_1144281176599550_4593927760534590055_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura