Fundjava e fundit e nëntorit mbyllet me rebeshe shiu e dëborë, ja sa do shkojnë temperaturat

Nov 27, 2021 | 12:14
SHPËRNDAJE

Fundjava e fundit e muajit nëntor do sjellë vjeshtën tipike në territorin shqiptar, ku vlerat minimale në zonat malore do të jenë 2-3 gradë gjatë kësaj fundjave ndërsa në zonat jug-perëndimore maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 20 gradë celcius.

Sipas sinoptikanëve nga Meteoalb, vendi do të mbetet në prezencën e vranësirave të dendura që do sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas herë do marrin formën edhe të rrebesheve.

Ditën e dielë pritet një pakësim i sasisë së reshjeve, por pritet të ketë dhe reshje dëbore në zonat veriore dhe lindore të territorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura