Fundi tragjik i dy femrave që rrëmbyen zemrën e John Travoltës, edhe dashuria e parë e aktorit vdiq nga kanceri i gjirit si bashkëshortja e tij Kelly Preston

Jul 14, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Vdekja e Kelly Preston në moshën 57-vjeçare ishte tragjedia e tretë për aktorin John Travolta.

Aktori ka humbur djalin 16-vjeçar në vitin 2009 dhe dashurinë e tij të parë, Diana Hyland në vitin 1977.

Diana u nda nga jeta nga e njëjta sëmundje që i shkaktoi vdekjes edhe Kelly Preston, nga kanceri i gjirit.

Pas Jett vdiq pas një krize gjatë pushimeve në Bahamas, Travolta e përshkroi ndarjen e djalit nga jeta si gjënë më të keqe që i kishte ndodhur ndonjëherë.

Agonia e John dhe Kelly Preson nuk përfundoi këtu pasi vdekja e Jett çoi në hapjen e një procesi gjyqësor pasi një shofer i ambulancës dhe avokati i tij u akuzuan se po përpiqeshin t’i zhvatnin 25 milion dollarë çiftit duke i kërcënuar se do publikonin detaje të ndjeshme në lidhje me vdekjen e 16-vjeçarit autik.

Travolta vendosi të heqë dorë nga çështja me pretendimin se po u shkaktonte dhimbje të madhe. Të dy prindërit iu kthyen aktrimit, por vitet e fundit shprehnin pikëllimin për humbjen e djalit në rrjetet sociale.

Kelly vdiq nga kanceri i gjirit të dielën, pas një beteje 2-vjeçare që nuk u bë publike kurrë.

Aktorja u nda nga jeta 43 vite pasi dashuria e parë e Travoltës vdiq nga e njëjta sëmundje.

Diana Hyland, e cila vdiq në krahët e aktorit, tjetër tragjedi e madhe për të.

Ish-çifti ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit “The Boy in the Plastic Bubble”, ku Hayland e cila në atë periudhë ishte 40-vjeç, luante rolin e nënës së 22-vjeçarit Travolta.

Në një intervistë për People, Travolta tha se nuk kurrë s’ka qenë i dashuruar me askënd si me Diana Hyland.

“Mendoja se kisha dashuruar para se të njihja atë, por në fakt jo. Që nga momenti kur e takova më tërhoqi,”– tha ai. “Jam kënaqur me Dianën si asnjëherë tjetër në jetën time.”

Regjisori Randal Kleiser pretendoi se Travolta shpesh largohej nga xhirimet e “Grease” për shkak të pikëllimit të tij për vdekjen e Dianës.

Travolta u takua me Kelly Preston në 1987 ndërsa po xhironin filmin “The Experts”. Në atë periudhë Preston ishte akoma e martuar me aktorin Kevin Gage. Ata u divorcuan më vonë atë vit.

Preston më pas u fejua në Travoltën në vitin 1991 në Gstaad, Zvicër. Ata u martuan në një ceremoni në Paris më vonë atë vit ndërsa Preston ishte shtatzënë me Jett.

Travolta dhe Preston kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Ella Bleu dhe djalin Benjamin.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura