Fullani: Përgjegjësit para drejtësisë, ngjarja s’cenon reputacionin e BSH

Jul 31, 2014 | 11:22
SHPËRNDAJE

Pas raportimit të Komisionit të Ekonomisë lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani doli në orën 14:00 në një konferencë për shtyp. Në konferencën traditë që mbahet çdo muaj për vendimmarrjen e Këshillit të Mbikëqyrjes, Fullani dha detaje edhe mbi ngjarjen e rëndë e më të komentuar të këtyre ditëve. Ai garantoi se rezerva e parasë cash, e magazinuar në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë, nuk është prekur. “Kombinimi i një sërë procedurash dhe mjetesh teknologjike të avancuara bëjnë të mundur parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të aksesuar dhe manipuluar rezervat monetare”, tha Fullani. Nga ana tjetër, ai deklaroi se të gjithë personat përgjegjës për supervjedhjen 713 milionë lekë do të shkojnë para drejtësisë. Për Fullanin nuk ka çaluar as legjislacioni dhe as funksionimi i Këshillit të Mbikëqyrjes apo hallkave, por vetëm elementi njerëzor. I gjithë seti legjislativ dhe rregullativ është i plotë dhe siguron administrimin sipas të gjitha ligjeve të Bankës së Shqipërisë. Ka ceduar elementi njerëzor, që do të dënohet, me ata që janë dërguar dhe njëkohësisht me gjithsecilin, që ka bërë gabim në shkeljen e ligjit”, tha guvernatori. Nga ana tjetër, ai theksoi se ky skandal nuk mund të hedhë poshtë punën dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë, si dhe arritjet e saj gjatë viteve të krizës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura