Fuga, pro studentëve grevistë: Diskriminim, ministria të kërkojë falje

Feb 28, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Profesori Artan Fuga ne nje postim ne profilin e tij ne FB eshte shprehur ne mbeshtetje te studenteve greviste.

Profili i Artan Fuges ne FB

Sipas tij, “nëse kërkesa e studentëve të mjeksisë është që ata që kanë ardhur nga privati të paguajnë poaq sa studentët e tjerë, ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre”. Madje, me tej profesori shkruan se ne kete rast eshte ministria ajo qe jo vetem duhet te plotesoje kete kerkese, por t’u kerkoje edhe ndjese.  

Mesazhi i plote 

Nëse kërkesa e studentëve të mjeksisë është që ata që kanë ardhur nga privati të paguajnë poaq sa studentët e tjerë, ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre.

Ministria duhet menjëherë t’ua realizojë dhe të kërkojë falje për gabimin e rëndë të bërë. .

Qytetarët janë të barabartë përpara agjencive publike. Pa një e pa dy. Përndryshe është diskriminim i rëndë. Do të ishte turp për Avokatin e Popullit po të mos e deklarojë këtë menjëherë.

Nuk mund t’u thuhet studentëve se ju e kishit përgjegjësinë që ishit rregjistruar në universitetet e mbyllura.

Jo, përgjegjësinë e kishte shteti, ai i mori në qafë studentët, administrata e atëhereshme, që i la hapur ato kioska mashtrimi. Sikurse administrata e tanishme ka lënë hapur kioska të tjera që bëri sikur do t’i mbyllte dhe nuk pati këllqe.

Nuk mund t’i thuash një të përmbyturi që e strehon në hotel se ti meqë vjen nga shtëpi tjetër e përmbytur dhe je në hall do të paguash një çmim më të lartë për dhomën e hotelit sesa klientët e rregullt.

Shteti nuk bën ndere, “ja të bëra nder që të rregjistrova te publiku”, jo, shteti bën detyrën, dhe detyrën e bën duke qendruar drejt e gatitu para parimeve kushtetuese të barazisë.

Nuk u bën nder studentëve që dolën gjallë nga përmbytjet e kioskave arsimore, por vetëm detyrën, aq më pak mund ta shkëmbejë “nderin” me parà. Hiqeni dorën nga xhepat e studentëve të shkretë!

Lërini historitë me taksapaguesa, sepse taksat paguhen fillimisht për të mos lënë mashtruesit e djeshëm dhe të sotëm të ngrejnë firma piramidale me investime shumë të dyshimta të shesin diploma pa asnjë vlerë.

Shteti mos keqpërdori taksat duke mos ushtruar autoritetin e tij kundër kioskave kanceroze universitare.

 Zhvillimet e mbremshme 

Mbremja e djeshme u shoqerua me tension dhe përplasje fizike mes studentëve të Infermierisë dhe efektivëve të policisë. Këta të fundit nuk kanë lejuar studentët të cilët janë futur në grevë urie që të fusin shtretër përtej kangjellave rrethues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Dhjetera efektivë që kanë rrethuar ambientet e Fakultetit kanë ndaluar studentët që të fusin mjete të tjera të cilat i kanë quajtur të nevojshme për grevën e urisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura