Fshehu marrjen e 225 mijë dollarëve, ish-agjenti i arrestuar i FBI është vlerësuar me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”! Politikanët e pranishëm në ceremoni (FOTOT)

Jan 24, 2023 | 23:48
SHPËRNDAJE

Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë me akuzën për bashkëpunim me një oligark rus dhe për fshehje të marrjes së parave nga një punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare në vitin 2017 është vlerësuar me medaljen “Mirënjohja e Tropojës” në vitin 2021.

gjiknuri me agjentin e fbi

Kjo është bërë publike në atë kohë nga kryetari i bashkisë, Rexh Byberi. Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar.

Në fotot e publikuara nga vetë Byberi shihet prezenca edhe e eksponentëve të lartë të PS, si Damian Gjiknuri apo Ardian Çela.

rexh byberi me agjentin e FBI

“Sot ne Tirane isha i privilegjuar veçanerisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  “Mirenjohja e Tropojes” z.Charles McGonigal,nje ish personalitet i rendesishem me graden SAC i Agjensise me te fuqishme investigative ne glob FBI.

Z.McGonigal ka deshmuar dashuri te perhereshme per Vendlindjen dhe Kombin tone.Ne kete ceremoni shume miqesore dhe te perzemert moren pjese perveç stafit tim dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise zoterinjte Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.Zoti McGonigal shoqerohej si gjithmone nga miku i tij bashkeqytetari yne i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, shkruante Byberi ne ate kohe.

biberaj

AKUZAT DHE LIDHJET ME SHQIPERINE

Charles McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktapadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të shërbimeve sekrete, që në akt-akuzë identifikohet si Personi A. Ky person ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura