“Froni i valltares mbetet bosh”/ Ndarja nga jeta e Liljana Cingut, reagon politika: Do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikonë

Feb 5, 2024 | 21:11
SHPËRNDAJE

Një lajm i trishtë erdhi sot nga bota  e artit, ku vallëtarja Liljana Cingu, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Liljana Cingu

Në lidhje me ndarjen nga jeta të artistes me titull “Nderi i Kombit”., kanë reaguar edhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Presidenti Bajram Begaj shkruan në Facebook se Liljana Cingu do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.

“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.”, shkruan Begaj.

Capture

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se me ikjen e artistes, froni i mbretëreshës së valles shqiptare mbetet bosh.

“?LAMTUMIRË

Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare?

U prehtë në paqe?”, shkruan kryeministri.

Capture

Po ashtu edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për vdekjen e valltares. Nikolla përmes një postimi në rrjetet sociale, nënvizon se vallet Liljana Cingu i bëri që të duken më të lehta dhe plot bukuri e hijeshi.

“Lamtumirë, Lili Cingu, mbretëresha e valleve shqiptare!?

Vallet e Jugut, Çamërisë, Korçës, Kolonjës, Shqipërisë së Mesme, vallet epike të Veriut, vallet e Dropullit dhe krahinave të tjera të Shqipërisë i bëre më të lehta dhe u dhe plot bukuri e hijeshi me kërcimin tënd!”, thuhet në postimin e Nikollës.

Capture

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ndarja nga jeta e Liliana Cingut është një  lajm trishtues. Meta theksoi se kontributi i saj do të mbetet gjithmonë i paharruar.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të artistes tonë të madhe Liliana Cungu, “Nderi i Kombit”, njërës prej emblemave të jashtëzakonshme të artit dhe kulturës.

Falë mjeshtërisë së rrallë në interpretimin e valleve shqiptare, kontributi i saj i vyer për promovimin e denjë të vlerave të trashëgimisë tonë të pasur kulturore dhe përçimi i tyre tek brezat e artistëve të rinj do të mbetet gjithmonë i respektuar, frymëzues dhe i paharruar. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve”, shkruan Meta.

meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura