“Frikën më të madhe e përjetova kur …”- Modelja Aurela Hoxha rrëfen si e përjetoi koronavirusin: Nëse do isha në Shqipëri do ndihmoja vullnetarisht mjekët

Mar 25, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

Modelja shqiptare Aurela Hoxha është karantinuar në Spanjë ndërsa bota vazhdon të izolohet nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Aurela rrëfeu se frikën më të madhe të saj e përjetoi gjatë kohës së ishte në Milano, kur filluan të dilnin rastet e para të të prekurve pasi situata ishte e rëndëuar.

Ndërsa u shpreh se udhëtoi drejt Spanjës para se të mbylleshin aerportet në Itali për të festuar atje ditëlindjen.

“Isha në Milano kur filloi e gjitha kjo. Frikën më të madhe e kalova në ditët e Fashion Week kur u dëgjuan rastet e para në Milano. Nuk kishin filluar të mbylleshin gjërat por filluan të dilnin rastet e para. Sidomos për ne që ishim turistë atje dhe duhet të largoheshim. Pritej nga momenti në moment të mbylleshin aeroportet dhe ishte një situatë disi e rënduar. Më pas u ktheva në Barcelonë ku më priste familje. Po festonim ditëlindjen time në Spanjë dhe situata nuk ishte aq e rënduar. Njerëzit fillonin çdo gjë noralisht. Të hënën e kaluar filloi mbyllja e njerëzve dhe pezullimi i çdo gjëje,”- tha modelja në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”.

Aurela shtoi se gjëja e parë që dëshiron të bëjë kur të dalë nga karantinimi është të kthehet në Shqipëri.

Ndërsa shtoi se nëse do ishte këtu do dilte vullnetare për të ndihmuar mjekët, pasi ka studiuar mjekësi.

“Do të doja shumë që gjëja e parë që do bëja të vija në Shqipëri. Janë këto gjëra që nuk i kemi vlerësuar aq sa duhet në kohën kur i kishim. Tani më mungon ardhja në Shqipëri, të shoh gjithë njerëzit, familjarët e mi. Shpeshherë kam menduar se nëse do isha në Shqipëri, duke qenë se kam studiuar mjekësi, do të ndihmoja të gjithë ata që kanë nevojë. Padiskutim që do kisha dalë vullnetare,”– përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura