Frika nga sulmet terroriste, antiterrori shoqëron 170 persona

Nov 13, 2016 | 8:17
SHPËRNDAJE

Bisedat e përgjuara muajve të fundit ndaj personave të skeduar si ekstremistë kanë shkaktuar një “furtunë” shoqërimesh nga policia dhe Antiterrori para ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Ergys FaslliaNjë numër prej rreth 170 personash janë shoqëruar në polici në disa rrethe të vendit. Shoqërimi i personave “në vëzhgim” është bërë me procedurë të rregullt policore, ku në shumicën e rasteve kur ka pasur dyshime janë kryer edhe kontrolle banesash dhe automjetesh.

Ndonëse nuk ka ende ndonjë akuzë konkrete ndaj personave të shoqëruar, duket se dërgimi dhe mbajtja e tyre në polici, si dhe marrja në pyetje ka qenë një veprim taktik para ndeshjes ShqipëriIzrael, e cila besohet se ka qenë objektiv i ekstremistëve për akte dhune.

Mësohet se pjesa më e madhe e personave të shoqëruar pritet të lirohen pas verifikimeve në polici dhe faktit se nga kontrollet që u janë bërë, nuk u janë gjetur sende të paligjshme. Burime jozyrtare kanë thënë se duke nisur nga mbrëmja e së premtes, gjatë natës dhe paraditen e së dielës, janë kryer me dhjetëra shoqërime personash të ndryshëm “për verifikim”.

Shoqërimet janë kryer në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Dibër dhe në disa fshatra të këtyre qarqeve. “Në total janë shoqëruar e verifikuar, si dhe mbajtur në vëzhgim rreth 170 persona”, kanë thënë burimet jozyrtare.

“TË DYSHUARIT”

Sipas tyre, një numër i vogël i këtyre personave rezultuan se ishin në “kontaktet” e katër shtetasve të arrestuar në Shkodër, më 4 nëntor. Gjatë kontrollit të telefonave të shtetasve Bekim Protopapa, doktor në Malësi të Madhe, Ergys Faslia, berber në Shkodër, Medat Hasani, rrobaqepës dhe Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur në Dibër, janë gjetur emra personash të ndryshëm dhe mesazhe e telefonata.

Për këtë arsye, këta persona që kanë qenë kontakte të 4 të arrestuarve, janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në polici në lidhje me njohjen me katër të dyshuarit për veprime terroriste. Nga ana tjetër, mësohet se një numër i konsiderueshëm personash, mbi 30, janë shoqëruar në polici, pasi kanë qenë në periudha të ndryshme në Siri dhe më pas janë kthyer në Shqipëri ilegalisht.

“Një numër i personave të shoqëruar e verifikuar kanë qenë në Siri, ku kanë marrë pjesë në luftime. Një kategori tjetër janë shtetas të evidentuar si mbështetës të akteve ekstremiste dhe persona që kanë tentuar të shkojnë në Siri, duke u nisur, por që janë kthyer për arsye të pengesave në Aeroportin e Rinasit, apo edhe në Turqi”, kanë thënë burimet e hetimit.

TRAZHGIM SOKOLAJ

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura