Frika nga përhapja e koronavirusit “godet” muzikën live, shtyhen festivalet e muzikës dhe anulohen koncertet. Ja kush nga këngëtarët preket

Mar 10, 2020 | 11:00
SHPËRNDAJE

Yjet e popit si Miley Cyrus dhe Madonna si edhe grupi i rrokut Pearl Jam kanë anuluar koncertet pasi frika e përhapjes së koronavirusit “goditi” muzikën live.

Cyrus anuloi udhëtimin në Australi ku do mbante një koncert për të mbledhur para për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet pas zjarreve që e përfshinë.

Dy koncerte të Madonnës në Paris janë anuluar pasi autoritetet franceze anuluan eventet ku mblidhen turma të mëdha njerëzish.

Gjithashtu Pearl Jam shtynë turneun në SHBA dhe Kanada duke thënë se rreziku është shumë i lartë për prekjen e njerëzve nga koronavirusi.

Ndërkohë raportohet se festivali i muzikës së Coachella që mbahet në Kaliforni do të shtyhet për në tetor.

Festivali i madh muzikor do të mbahej në prill dhe do këndonin yje si Rage Against the Machine, Travis Scott dhe Frank Ocean.

Për të ndjekur Coachella mblidhen të paktën 250.000 njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura