FRD, Topi: Krenar për kontributin, ndjesë qytetarëve që s’bëmë më shumë

Nov 2, 2012 | 10:20
SHPËRNDAJE
Kreu i FRD, Bamir Topi

TIRANË- Fryma e Re Demokratike ka prezantuar sot 19 departamentet e saj, përbërë nga personalitete të jetës, shkencës, botës akademike dhe jetës publike.

Në fjalën e tij, kreu i FRD-së, Bamir Topi ka theksuar se partia që drejton është për jetësimin e modelit politik si alternativë qytetare.

“FRD beson në politikën e moralshme, besuam se gabimet politike vijnë nga mungesa e përvojës dhe PD do kishte mekanizmat e nevojshëm, për të shmangur cdo formë të deformimit në misionin dhe aktivitetin politik. Ne shumica, jonë në FRD vijmë direkt nga Partia Demokratike, jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë në jetën politike, në parlament, në qeverisjen e vendit, por nuk ishim pjese e keqqeverisjes. Refuzuam ofertat për komoditet personal të pushtetit dhe u përballëm me to. Vendosëm të ndahemi prej saj, jo sot, jo dje, por që ditën që kjo parti pushoi së ekzistuari si forcë demokratike, kur mbylli garën e brendshme, ndryshoi programin themelues dhe u shndërrua sekt ideologjik”- tha Topi.

Ai ka deklaruar se nuk ngurron t’u drejtohet me ndjesë publike qytetarëve që nuk bëmë më shumë në ato vite për parandalimin e së keqes së morën peng politikën, jetën publike.

Sipas Topit, “kalimi i PD në monopol qeverisës, zhgënjimet na bënë të largohemi, por ne sot jemi krenarë që në asnjë rast nuk kemi qenë dhe nuk jemi pjesë e zhvillimeve të tranzicionit, vrasjen e qytetarëve, uljen e imazhit ndërkombëtar të vendit apo njëjtësimin e pushtetit”.

“Ata që na kujtojnë kohën kur ishim në PD u them, jam krenar për kontributin në jetën politike, s’jemi përgjegjës direkt  për keqqeverisjen, s’jemi pjesë e pazareve politike personale, zhvatjes së pronave, vrasjen e qytetarëve të pafajshëm, apo njehsimin e pushtetit partiak me shtetin. Aty ku ishim bëmë gjithçka për pavarësinë e institucioneve”- tha Topi.

Gjithashtu, Topi theksoi se programi politik i FRD-së do të bëjë që kjo forcë politike të arritje rezultate në zgjedhjet e 2013-ës.

“Unë shfrytëzoj këtë rast të shpreh vlerësimin tim më të lartë të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton e cila jo vetëm me vizitën e saj por sidomos me mesazhet mjaft domethënëse i dha një sinjal të qartë politikës shqiptare që e ardhmja realizohet vetëm me një mirëkuptim dhe bashkëpunim për qëllimet e madhe, aspak për qëllime meskine që jo pak herë i kemi parë të demonstruara nga politika konfliktuale” tha Topi.

Ai ka ritheksuar se Fryma e Re Demokratike nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga dy partitë kryesore politike në vend.

“FRD-ja nuk do të jetë në aleancë me asnjë parti të vjetër pasi i konsideron ato si dy anët e një molle të kalbur dhe fajtore për keqqeverisjen e vendit. Ne jemi në aleancë besnike me qytetarët, me ata që besojnë që ky vend mund dhe duhet të bëhet, se Europa nuk arrihet duke emigruar por duke e bërë vendin tënd të denjë për të qenë pjesë e saj” tha Topi.

Ai ka vleresuar mesazhet shume te rendesishme te dhene nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Gjithashtu, Topi theksoi se programi politik i FRD-së do të bëjë që kjo forcë politike të arritje rezultate në zgjedhjet e 2013-ës.

“Unë shfrytëzoj këtë rast të shpreh vlerësimin tim më të lartë të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton e cila jo vetëm me vizitën e saj por sidomos me mesazhet mjaft domethënëse i dha një sinjal të qartë politikës shqiptare që e ardhmja realizohet vetëm me një mirëkuptim dhe bashkëpunim për qëllimet e madhe, aspak për qëllime meskine që jo pak herë i kemi parë të demonstruara nga politika konfliktuale” tha Topi.

Topi ritheksoi sërish se Fryma e Re Demokratike nuk do të bëjë koalicion me asnjë nga dy partitë kryesore politike në vend. “Unë shfrytëzoj këtë rast të shpreh vlerësimin tim më të lartë të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton e cila jo vetëm me vizitën e saj por sidomos me mesazhet mjaft domethënëse i dha një sinjal të qartë politikës shqiptare që e ardhmja realizohet vetëm me një mirëkuptim dhe bashkëpunim për qëllimet e madhe, aspak për qëllime meskine që jo pak herë i kemi parë të demonstruara nga politika konfliktuale” tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura