Françeska Jaçe ndahet nga i dashuri?

May 28, 2016 | 8:57
SHPËRNDAJE

Biondja simpatike nga Vlora kohët e fundit është shndërruar në qendër e vëmendjes. Sapo ka përfunduar jehona e lajmit për sherrin që ish- banorja e “Big Brother 5” pati me ish-mikeshën, një tjetër video sherri u bë publike, ajo me ish-partneren e të dashurit të saj.

franceska

Mesa duket Françeska ka lënë gjithçka pas dhe po shijon jetën. Por ajo që të bie në sy teksa u hedh një sy rrjeteve sociale, është se mungojnë fotot me të dashurin e saj. Ndoshta çifti po kalon një moment krize në marrëdhënie, shkruan BW.

Ose ndoshta Françeska ka zgjedhur që ta jetojë këtë histori të bukur dashurie larg rrjeteve sociale. E deri sa bukuroshja të vendosë të flasë për këtë, gjithçka do të vijojë të mbetet një mister.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura