Francë, përmirësohet lehtë gjendja e Schumacher

Dec 31, 2013 | 11:50
SHPËRNDAJE

Mjekët në Francë thonë se kanë parë “përmirësim të vogël” në gjendjen e kampionit të Formulës 1, Michael Schumacher, i cili është plagosurr rëndë në një aksident me ski të dielën.

Schumacher i është nënshtruar gjatë natës operacionit të dytë në kokë. Në një konferencë për media, mjekët kanë thënë se ka disa shenja se gjendja e tij është më shumë nën kontroll. Schumacher është në një spital në Grenoble të Francës.

Të dielën, ai ka përplasur kokën në shkëmb, ndersa bente ski në Meribel të Alpeve Franceze. Schumacher është fitues i shtatëfishtë i garës në Formula 1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura