Franca lehtëson masat kundër COVID-19 për disa vende. Ja për cilat shtete bëhet fjalë dhe çfarë përfshihet

Mar 11, 2021 | 16:47
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka njoftuar se disa kufizime kundër COVID-19, për udhëtimet jashtë Bashkimit Evropian, do të lehtësohen.

franca

Ministria e Jashtme Franceze tha në një deklaratë se udhëtarët nga Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Britania dhe Singapori nuk do të kishin më nevojë për prova të forta për të udhëtuar.

Ministri francez i Turizmit Jean-Baptiste Lemoine tha se relaksimi ishte për shkak të përmirësimit të shëndetit në ato vende.

“Lista përfshin edhe Britaninë, sepse tani varianti britanik është gjithashtu gjerësisht i përhapur edhe në Francë”, shkroi ai në një deklaratë në rrjetet sociale.

Të gjitha kufizimet e tjera, të tilla si kërkimi i një testi negativ Covid-19 më pak se 72 orë para udhëtimit, do të mbeten në fuqi, shtoi ministria dhe dekreti do të lëshohet nesër, e Premte.

Lemoine shtoi se për vendet e tjera jashtë Bashkimit Europian lista e rregullave për të udhëtuar do të zgjerohet për të marrë parasysh situatat familjare.

Njoftimi i Ministrit të Jashtëm Francez vëren se ndër arsyet e reja ligjore për udhëtimin do të jetë fakti që një person i cili është i martuar ose ka një marrëveshje bashkëjetese me një tjetër, jeton jashtë vendit për arsye biznesi.

Pavarësisht deklaratave, Ministri i Jashtëm Francez rekomandon fuqimisht kufizimin e udhëtimeve jashtë vendit sa më shumë që të jetë e mundur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura