Foto+video/ Si i gjeti Policia të groposura paratë e vjedhura të bankës

Feb 15, 2017 | 14:15
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ne nje deklarate per mediat ka njoftuar se operacioni “Patriot” ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe.

d7458abf-126e-4839-b02b-eaaa0377c395

Sipas tyre, në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.

2211fa5b-9d27-4b3b-b0d2-d3df41399933

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

ebef9e5e-63d1-4e20-a939-b7f2f346b88e bd337502-f5bd-4a3e-b3d2-c1b01d6267a6

362a8296-46be-4609-b5d9-6aa3ce1013da

Arrestimi

Në pranga përfunduan Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë, ish-punonjës në SHPSF “Rogat”; Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish-efektiv në Forcat Ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A. dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

897a9d98-8486-4da3-ae4d-fbe0cb30581e

“Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë. Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale”, tha dje drejtori i policisë së Tiranës, Hodaj.

Dy grabitjet ndodhën më 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare ‘Rogat Security’, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit dhe më 9 shkurt 2017, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare ‘Jaguar’, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit ‘Epoka’”.

eebd3b63-2004-478a-b0dc-03411ed2b767 89003cde-8da4-4780-af73-f3bb023c3bad

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura