FOTO+VIDEO/ ‘Betejë me motin’, OSHEE nxjerr pamjet e dëmeve. Nga Vlora në Dhërmi, shikoni si kanë përfunduar shtyllat

Nov 13, 2019 | 10:46
SHPËRNDAJE

“Betejë me motin dhe pasojat mbi rrjetin” e ka quajtur OSHEE punën e ekipeve në terren për riparimin e defekteve shkaktuar nga situata e keqe e kushteve meterologjike prej dy ditësh në vendm, e sidomos në Jug.

“Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Fotot dhe video paraqesin pasojat e dëmeve, konkretisht në Nartë, rrëzuar shtylla, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa drita pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë kemi probleme në kabinën “Resulaj”, gjithashtu fshatrat Bolene dhe Vranisht.

Aktualisht brigadat e avarive OSHEE Vlorë pasi morën masat tekniko-organizative janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti”, thuhet në njoftimin e OSHEE, e cila ka publikuar edhe pamjet q¡ shihni më poshtë.

76787116_2671094273114589_4280527091964837888_n 76727012_2671094249781258_34267237657346048_n 75308018_2671094206447929_5807116708443324416_n 74883919_2671094179781265_889240817921687552_n 75322582_2671094089781274_3029846857481191424_n 75486013_2671094143114602_3350235062527328256_n 74674994_2671094083114608_4700385949312352256_n 74796405_2671094016447948_1459484948661534720_n 69837584_2671094013114615_1114646555656192000_n 76612187_2671093966447953_5322952204875726848_n 75349203_2671093963114620_8597369932008652800_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura