FOTOT/ Udhëtimi i fundit me të dashurin, 18-vjeçarja vdes në aksidentin tragjik. Shoferi në koma, detajet

Nov 2, 2019 | 10:11
SHPËRNDAJE

giulia-zandarin

Një vajzë vetëm 18 vjeç humbi jetën në një aksident me makinë në Treviso, teksa udhëtonte me të dashurin e saj.

Giulia Zandarin, humbi jetën ndërsa u plagos rëndë 19-vjeçari që ishte duke drejtuar makinën.

Sipas hetimeve pas aksidentit, mjeti Mercedes Class A ku udhëtonte cifti, për shkaqe ende të papërcaktuara, përfundoi jashtë rrugës.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë makinën që të nxirrnin trupat e të rinjve.

Fatkeqësisht, për 18-vjeçaren nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë. 19-vjeçari, nga ana tjetër, u transferua me helikopter në spital, ku ndodhet në gjendje kome.

Hetimet e karabinierëve kanë nisur për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

Mesohet se te rinjte e kishin kaluar naten ne diskoteke dhe po ktheheshin ne shtepi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura