FOTOT/ U vihet flaka makinave të dy shqiptarëve në Itali

Jul 28, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

U vihet flaka gjatë natës makinave të dy shqiptarëve në Itali. Mediat italiane që raportojnë lajmin bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk kanë zyrtarizuar shkakun.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, por thuhet se ata ishin fqinj me njëri-tjetrin në zonin e San Martino në Reggio Emilia dhe makinat i kishin parkuar poshtë pallatit ku banonin.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 minuta dhe makinat e shkrumbuara janë Opel, njëra Insigna dhe tjetra Astra.

10 9 8 7 6 5 4

Makinat e djegura
Makinat e djegura

2 1 makinat e djegura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura