FOTOT/ Tragjedia në Tiranë, kjo është gruaja që u gjet e pajetë me njërën nga vajzat e saj

Jul 3, 2020 | 9:41
SHPËRNDAJE

zhaneta anisa

Gruaja në foton më lart është Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat. Foton e tyre e ka siguruar gazetarja e Panorama.

Prej vitesh ajo ishte e ve. Gruaja me origjinë nga Përmeti, por prej kohësh jetonte në Tiranë.

Viktimat, që burimet thonë se praktikonin format më ekstreme të besimit si “Dëshmitare të Jehovait”, dyshohet se janë vetëflijuar, por ende nuk është saktësuar se në ç’formë.

Ajo që dihet me siguri tashmë, të paktën sipas ekspertëve kriminalistë e mjeko-ligjorë që ishin në vendngjarje, njëra prej viktimave, vajza 30- vjeçare, kishte disa ditë që kishte vdekur dhe mbahej në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një apartamenti që ndodhet në katin e tretë të një pallati në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, pranë shkollës “Myslim Keta”, në Kombinat. Në momentin që forcat e Policisë dhe zjarrfikësit arritën të futeshin në apartament nga dritarja, pasi dera ishte e mbyllur, konstatuan të zonjën e shtëpisë të vdekur dhe një nga vajzat në gjendje të rëndë.

Ndërsa vajza tjetër u gjet e vdekur në një tjetër ambient të shtëpisë, në krevat, e mbuluar me jorgan dhe batanije. Burimet thonë se ajo është gjetur gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve, ka disa ditë e vdekur në banesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura