FOTOT/ Të riut nga Elbasani i sekuestrohet gomonia 150 mijë euro. Ka dyshime se…

Oct 17, 2017 | 12:14
SHPËRNDAJE

Policia e Vlores ka sekuestruar nje gomone me vlere 150 mije euro dhe ka zbuluar edhe pronarin e saj. Sipas policise sekuestrimi eshte bere ne vijim te Planit-Operacional ”Vjeshtë 2017” dhe pronari i saj eshte shtetasi 29-vjecar A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan.

gomone

Sipas policise, ky person dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Njoftimi i plote

Në vijim të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional “Vjeshtë 2017”, me qëllim sekustrimin e aseteve të ndryshme të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, më datë 16.10.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

gomone1

Mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura