Fotot reale të Encës zhgënjyese, ja si duket pa fotoshop

Jun 28, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE


Pas provokimit të fundit nga vaska, ku Enca Haxhia kishte nxjerrë trupin pjesërisht, ja ku e keni Encën e vërtetë. E pranishme në 1-vjetorin e televizionit “Mad”, në festën madhështore që u organizua në Lollipop, Enca u shfaq zhgënjyese me trupin e saj.

Edhe pse në fotot që poston në rrjetet sociale duket si kukull e vërtetë, me buzë të trasha, sy të medhënj, bel të hollë, gjoks të madh dhe këmbë deri diku elegante, e vërteta është që Enca në variantin “live” duket shumë larg Encës së fotove. E pranishme mes njerëzve, më shumë sesa një seks-simbol, Enca duket si një “topolake” e lezetshme, që përdor ngjyrat e theksuara në flokë, grim dhe veshje për t’u dukur si Lolitë marramendëse.

Me sa duket, në tentativat e saj për të humbur sa më shumë kilogramë në trupin e saj, Enca ka dështuar paksa. Por gjithsesi, ajo duhet komplimentuar që di ta kurojë aq mirë imazhin e saj si këngëtare e re e skenës, duke u kthyer në pak kohë vajza më e klikuar në internet. Di të jetë e paturpshme në pozat dhe klipet e saj, duke ofruar modelin e këngëtares së lirshme, që di të testojë saktë shijen e publikut. Me strategjinë e sukseshme në botën e showbizz-it ajo arriti që të bëjë për vete fansa deri në Lindjen e Mesme, të cilët çmenden për perfomancat e saj në klipe.

Aktualisht Enca, e cila ende s’i ka bërë 20 vjeç, po përgatitet për dy klipe të reja, që do të publikojë këtë verë. Fillimisht është duke punuar për klipin e saj më të fundit të këngës “Soul killa”, prej skenave të të cilit është shkëputur fotoja e fundit në vaskë. Mësohet se kënga është punuar nga producentët Zzap&Chriss dhe i përket zhanrit pop, DanceHall dhe R&B.

Kjo këngë do të pasohet nga një tjetër klip ritmik, që po pritet me padurim nga fansat e saj, që nga Arabia Saudite e deri në vende si Kurdistani apo edhe Iraku. Kujtojmë që një nga këngët e Encës “A po t’pëlqen” u rendit e para në njërën nga top-listat arabe. Shazam është “Top-Lista”, që i klasifikon këngët më të dëgjuara europiane në Arabi. Në këtë listë Enca kishte lënë pas këngëtarët e njohur, si: Jason Derulo, Coldplay, Sia, Dj Snake dhe Lil John, Maroon 5 etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura