FOTOT/ Puthje e përqafime, si e pritën Tahirin në Kuvend. Deputetët e ministret që e takuan

Apr 19, 2018 | 13:24
SHPËRNDAJE

Me perqafime e puthje eshte pritur sot ne Kuvend, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, tashme deputet i pavarur, pas vendimit te kryeministrit Rama, qe e perjashtoi nga grupi parlamentar i PS-se, fill pasi Krimet e Renda nisen hetimet ndaj tij dhe kerkuan arrestimin.

Ai ka mberritur ne seance nderkohe qe punimet kishin nisur. Tahiri ka qene vetem, teksa i eshte drejtuar hyrjes se Kuvendit, nderkohe qe ka qene i veshur me xhinse dhe xhakete.

Me pas, para se te ulej ne vend, i vetem ne fund te sallles, ai eshte perballuar me Fatmir Mediun.

Mesohet se eshte takuar edhe me deputetin e PS-se, Musa Ulqinin te cilit i ka dhene doren.

Nderkohe qe para hyrjes, u prit nga shume gazetare, te cilet tentuan t’i merrnin ndonje fjale, por ai ne pergjigje te “News 24”, dhe vetem kete urim: Suksese per rekomandimin pozitiv!

Me pas, teksa eshte ulur ne vend nuk kane munguar takimet me ish ministren Kodheli, te te cilen eshte perqafuar, e me pas me ministren Kumbaro dhe me ministren e Arsimit, Nikolla.

Tahiri ne Kuvend, “shpetoi” mandatin

Ai ishte regjistruar per diskutimet e sotme ne seancen e Kuvendit. Ai kishte kerkuar fjalen, si deputet i pavarur ne kohen qe ne Kuvend do te diskutohet ndryshimi ne Ligjin e Prokurorise.

tahiri

Por, ka dale nga salla pa e marre fjalen. Kujtojme se sot ishte seanca e fundit e gjashtemujorit qe Tahiri nuk ishte paraqitur ne Kuvend, e nese nuk shkonte sot, digjte mandatin. Me kete prezence, ai shpetoi mandatin, ndonese vete, beri me dije, se nuk foli pasi “nuk ishte opozita”.

tahiri3 tahiri2 tahiri kuvend2 tahiri kuvend tahiri1

tahiri kumbaro kodhelinikolla kodhelikumbaro1 tahirikodheli

doshi fino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura