FOTOT/ Berat, shembet me tritol hoteli pa leje në Mangalem

Jun 17, 2015 | 11:39
SHPËRNDAJE

Shembjet me shpërthim të kontrolluar kanë ‘zbritur’ sot në lagjen muzeale të Beratit. Në orët e paradites IKMT ka hedhur përtokë me shpërthim të kontrolluar një objekt trekatësh, që shërbente si hotel.

Hoteli qe u shemb me shperthim te komanduar

Hotel “Palma” që ndodhej në lagjen muzeale Mangalem u vlerësua si objekt që prishte harmoninë muzeale të qytetit. 

Ndërtesa është në pronësi të shtetasit K, B, 60 vjeç, me leje vetëm për dy kate, ndërsa kati i tretë u ngrit në vitin 2013 dhe ishte futur ne proces legalizimi. 

 

Pamje nga momenti i shperthimit

 

Pamje nga momenti i shperthimit

 

Pamje nga momenti i shperthimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura