FOTOT/ Pas ofendimeve të rënda, Bleona shfaqet sërish me të njëjtën veshje

May 24, 2016 | 10:52
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë më parë Bleona Qereti kishte publikuar një status ku ofendonte rëndë të gjithë gazetarët që kishin shkruar se u shfaq në koncertin e bamirësisë në Kanë me të njëjtin fustan që e kishte veshur para 4 vitesh në një koncert në Shqipëri.

‘Për të gjithë qelbësirat, injorantë, negativë me 150 mije lekë mujore që më bëjnë mua ‘llogaritë’ pse kam veshur të njëjtën veshje….’, ishin disa nga fyerjet që ajo përdori duke shpjeguar se ajo veshje ishte dhuruar më pas në ankand për t’u shitur e për të ndihmuar sa më shumë fëmijë në nevojë.

fdhgbiaugdhiuaehgtiorest

Por mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Your voice sounds familiar’ ku është pjesëtare e jurisë, ajo u shfaq me të njëjtin fustan që parakaloi në Kanë. Po kësaj here përse e veshi dy here të njëjtën veshje?!

Veshja në Kanë
Veshja në Kanë
Veshja në 'YFSFR'
Veshja në ‘YFSFR’

Nuk e dimë nëse Bleona do ta dhurojë edhe këtë fustan të punuar nga Kristian Aanevik, (nëse ndjekim rrjedhën logjike të arsyes së fustanit të mëparshëm), apo e veshi pikërisht për ‘t’u bërë lajm’ e më pas për t’i ofenduar sërish gazetarët?!

Nuk është ndonjë gabim i madh veshja dy herë e të njëjtit fustan, këpucë apo kapeleje, por për personazhet publik në daljet e tyre në skenë e para kamerave, kjo konsiderohet si një ‘lapsus’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura