Fotot nga paparazzi/ Pas 9 vitesh si kreu i PD, Lulzim Basha kthehet në Parlament si deputet, kolegët e lënë vetëm

Apr 2, 2022 | 15:37
SHPËRNDAJE

Prej gati 9 vitesh, Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike.

lulzim basha parlament4

Ish-numri një i selisë blu është dorëhequr ditët e fundit, vendim ky i diktuar edhe nga grupi i tij parlamentar. Këtë të enjte, ishte seanca e tij e parë plenare që ai mbërrinte në Kuvend, në cilësinë e deputetit.

lulzim basha parlament vetem

Por, duket se kjo gjithashtu është edhe hera e parë që Basha vjen krejt i vetëm në Parlament. Ashtu si shihet edhe në fotot nga paparaci ynë, deputeti Basha ka nxituar për të mbërritur në seancë, pak më vonë se të tjerët.

lulzim basha parlament

Por këtë herë, miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur mos ta shoqërojnë, ashtu si për vite kanë bërë.

lulzim basha parlament2

Nga nxitimi dhe nga era e fortë, duket se Bashës i është prishur edhe modeli i flokëve, një pamje kjo e rrallë për Bashën.

lulzim basha parlament1

Thuajse si gjithnjë ai ka ndaluar para gazetarëve, vetëm se këtë nuk foli si kryedemokrati, por si një deputet i thjeshtë i kësaj force politike.

lulzim basha parlament3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura