Fotot nga paparazzi/ Libri i tij u prit me kritika e ironi nga emra te njohur, Ermal Mamaqi në stendë për të dhënë autografe, e mbështesin vajza dhe Ami

Nov 20, 2022 | 20:11
SHPËRNDAJE

Panairi i Librit çeli siparin ditën e mërkurë (16 nëntor) në edicionin e tij të 25-të. 95 shtëpi botuese nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi promovuan librat e tyre përgjatë 5 ditëve.

ermal mamaqi amarda toska15

Motoja e këtij vitit e Panairit të Librit ishte “Të gjithë jemi lexues” për të nxitur leximin.

ermal mamaqi amarda toska

Në ceremoninë e hapjes së Panairit ishin të pranishëm shumë prej emrave më të njohur të letërsisë, “showbizz”-it dhe politikës.

Personazhi më i përfolur për këtë vit ishte Ermal Mamqi i cili publikoi një libër motivues. Një botim që duket se “trazoi” shumë personazhe publike ku disa prej tyre nuk ngurruan të shprehnin dhe kritikat e tyre.

ermal mamaqi amarda toska1

ermal mamaqi amarda toska2

Ermali u pa në stendën ku po promovonte librin së bashku me Amin dhe vajzën e tyre. Çifti shihen mjaft të lumtur, duke pozuar krahë njëri-tjetrit dhe mes gjithë atij angazhimi aktori i humorit ka gjetur dhe pak kohë të luajë me vogëlushen e tij.

Kujtojmë se libri i Ermalit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet, ku disa emra të njohur e ironizuan hapur aktorin.

ermal mamaqi amarda toska3

Një ndër ta ishte dhe Iva Tiço, e cila bëri një koment ironizues në rrjet ku u shpreh: “Mezi e kisha pritur, deri më tani kam lexuar romane kot më kot por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerrë këtë vepër, vetëm duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella shumë, respekte dhe mirënjohje për juve”.

ermal mamaqi amarda toska4

Dhe sigurisht ky koment i gazetares nuk kishte si t’i shpëtonte Ermalit pa një përgjigje: “Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kot më kot ndërhyra, se nuk kam lidhje me këtë punë, por ngaqë jam fanse i Anisës. Por, ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti….”

ermal mamaqi amarda toska5

Sakaq, prezantuesi ishte ftuar së fundmi në “ABC e pasdites”, ku tregoi se “sherri” nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

ermal mamaqi amarda toska6

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të. Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerëz shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet. Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, u shpreh Ermali.

ermal mamaqi amarda toska7

Mes gjithë këtyre kritikave, aktori i humorit vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku shpërndau disa nga komentet e shumta negative dhe krahas tyre u shpreh se ndjen keqardhje për mentalitetin e shoqërisë sonë, si dhe zbuloi pak nga libri i tij “Në garë me veten”. ermal mamaqi amarda toska8 ermal mamaqi amarda toska9 ermal mamaqi amarda toska10 ermal mamaqi amarda toska11

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura