Shpesh kemi parë deputetët teksa thyejnë veshjen formale. Në Parlament jemi ndeshur edhe me tipa më sportivë, që preferojnë ta largojnë pak veten nga klasikja.
E ata personazhe që nuk bëjnë kompromis, natyrisht që të tillë janë edhe në të përditshmen. Flasim për deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj që duhet thënë është ndër politikanët që zgjedh thuajse gjithnjë sportiven.
Vetëm pak javë më parë, paparaci ynë e ka fotografuar deputetin me kapuç, teksa linte seancën plenare.
Ajo që na ra në sy është “look”-u i Leskajt, që duhet thënë shumë shpesh e kemi parë brenda kornizave të zyrtarit të lartë.
I veshur me një xhup sportive, deputeti i Partisë Demokratike kishte preferuar që të vendoste edhe një kapuç. E njëjta është pamja edhe në të përditshmen e tij, ku Leskaj ka qenë pjesë e Komisioneve parlamentare.