Fotot nga paparazzi/ Arbi Agalliu gati për palestër, nuk harron dy gishtat lart

May 1, 2022 | 21:53
SHPËRNDAJE

Arbi Agalliu është ndër deputetët e rinj të këtij sesioni. Por veç angazhimit të tij në politikë, deputeti i selisë blu gjen kohë edhe për sport.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë Agalliun, teksa po shkonte në palestër. I veshur sport, me atlete dhe me çantën e palestrës, paraqitja e tij është larg figurës klasike me të cilën jemi mësuar t’i shohim politikanët tanë.

Me sa duket, deputeti i Partisë Demokratike jo vetëm është pikasur që po fotografohet, por nuk ka ngurruar as të pozojë. Dhe si do të pozonte më së miri një demokrat? Natyrisht, që me dy gishtat lart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura