Fotot nga papaprazzi/ Fustani transparent “tradhton” bashkëshorten e deputetit të PS-së, i zbulon më shumë sesa duhet në event

May 21, 2023 | 13:57
SHPËRNDAJE

Jemi mësuar ti shikojmë gjithnjë formal dhe brenda kornizave, ku politikanët duket se janë në habitatin e tyre. Por jashtë funksionit të tyre, gjejnë kohë edhe për aktivitet apo evente.

Arben Pëllumbi dori bashkeshortja event3

Konkretisht, Arben Pëllumbi, gjen kohë për të frekuentuar edhe jetën sociale të Tiranës. Deputeti i Partisë Socialiste, është parë nën shoqërinë e bashkëshortes së tij teksa merrte pjesë në festën e organizuar në qendër të Tiranës. Por, sot nuk do të flasim për të, por për bashkëshorten e tij.

Dori, është gruaja dhe nëna e tre fëmijëve dhe duket se kur Pëllumbi nuk është i angazhuar me politikë, ata janë kudo bashkë. Prania e saj në festë, nuk kishte sesi mos të binde në sy. Në një formë fizike perfekte, gruaja e deputetit u shfaq e veshur me një fustan të zi me një të çarë të thellë përpara, xhaketë e taka.

Arben Pëllumbi dori bashkeshortja event2

Por ndonëse “look”-u ishte i kombinuar dhe plot stil, ajo që na ra në sy në këtë foto ishte pikërisht fakti se fustani, ishte disi më transparent sesa duhej. Ndoshta efekti i blicit, apo materiali e ka tradhtuar, por ashtu si shihet në foto, fustani disi transparent, ka zbuluar më shumë sesa duhet.

Arben Pëllumbi dori bashkeshortja event1

Nga ana tjetër, deputeti kishte zgjedhur të vinte klasik edhe në këtë aktivitet, me një kostum blu të errët. Nëse flasim për këtë çift, menjëherë në mendje na vjen festa që organizuan vitin e shkuar, ku u martuan për së dyti me njëri tjetrin. Pavarësisht se janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave, duket se deputeti socialist Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja kanë ripërsëritur ceremoninë e martesës.

Ceremonia është zhvilluar në një resort në jug të vendit, ndërsa bashkëshortja e deputetit ka veshur një fustan të bardhë dhe u shfaq mjaft mahnitëse.

Arben Pëllumbi dori bashkeshortja event

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura