FOTOT/ “Mbyllet edhe Havana ‘e famshme’ e pushimeve joniane”, Rama nxjerr fotot: Askush mbi ligjin

Aug 9, 2019 | 10:26
SHPËRNDAJE

Aksioni kundër informalitetit nuk ka kursyer as bizneset e njohura deri më sot. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook se është mbyllur ‘Havana e famshme e pushimeve joniane”, sic e quan ai. 

‘Havana’ është diskoja e njohur në Dhërmi, e cila sipas shefit të qeverisë nuk zbatonte ligjin duke mos lëshuar kuponin tatimor.

POSTIMI I PLOTE

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane?

Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit?”

rama havana

h3 h2 h1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura