FOTOT/ Ish-zv.komandati i Gardës së “21 janarit”, në krye të protestave para Bashkisë

Nov 15, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Alfred AhmetcenajNë protestën e banorëve të Unazës së Re është vënë dhe prania e ish zv.komandatit të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj.

Ky i fundit është i njohur si pjesë e “grupit të zjarrit” më 21 janar, ku gardistët goditën në drejtim të protestuesve.

Ahmetcenaj është parë sot në rreshtin e parë të protestën, teksa nxiste banorët që të konfrontohen me forcat e Policisë Bashkiake.

Aktualisht Ahmetcenaj është Kryetar i Partisë Demokratike në Burrel.

Ish- zv-komandanti i Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj, u arrestua pasi ishte një nga urdhëruesit e grupit të zjarrit që qëlloi më 21 janar. Ai ishte komandanti direkt i Agim Llupos , i cili qëlloi me automatik MP5 në drejtim të qytetarëve

Alfred-Ahmetcenaj3 Alfred-Ahmetcenaj2 Alfred-Ahmetcenaj1

 

Protesta-Unaza e Re-Bashkia1 Protesta-Unaza e Re-Bashkia protesta Protesta-Unaza e Re-Bashkia7 Protesta-Unaza e Re-Bashkia10 Protesta-Unaza e Re-Bashkia13 Protesta-Unaza e Re-Bashkia11 Protesta-Unaza e Re-Bashkia4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura