Fotot/ Ervin Salianji, politikani i moderuar që di të jetë mik me të gjithë

Sep 25, 2021 | 17:40
SHPËRNDAJE

Pas një mungese të gjatë, gati 4-vjeçare në Parlament, demokratët kanë vëmendjen dhe kuriozitetin e të gjithëve tashmë që janë rikthyer. 

ervin salianji (1)

Nuk janë në ditët e tyre më të mira, pasi kanë humbur në këto zgjedhje parlamentare si dhe situata e krijuar nga konflikti Basha-Berisha, nuk i favorizon aspak brenda Partisë.

Pikërisht në këto momente ka një konfuzion brenda demokratëve, ndërkohë që puna në Parlament duhet të vijojë. Mirëpo, këtë situatë nuk e reflekton aspak njëri prej tyre, deputeti Ervin Salinjani, i cili u zgjodh së fundmi edhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

ervin salianji (1)

Nga fotot e siguruara nga paparazzi ynë, Salinjani shihet gjithmonë i qetë, teksa në seanca të ndryshme parlamentare shoqërohet nga kolegë të ndryshëm.

Ndryshe nga çfarë ndodh në politikë, ku klanet janë diçka e zakonshme, me sa duket Salinjani bën të kundërtën, duke qëndruar pranë kolegëve të tij, me fokus misonin e rëndësishëm që kanë, si të zgjedhur të popullit.

ervin salianji (4)

Salinjani është një nga politikanët më aktivë, edhe pse eksperienca e tij nuk është aq e gjatë. Ai ka treguar se i pëlqen të punojë në terren, të jetë i lidhur me bazën dhe rezultatet që mori në këto zgjedhje, ishin fryt i punës së tij.

/Panoramaplus.al

ervin salianji (3) ervin salianji (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura