Fotot e rralla/Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës

Aug 19, 2018 | 15:17
SHPËRNDAJE

Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik. Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.

ROYAL AIR FORCE OPERATIONS OVER ALBANIA AND GREECE, 1940-1941. (ME(RAF) 292) The funeral cortege of Sergeant John Merifield passing down a street in Athens to the English Church, where he was interred. Merifield, an air gunner serving with No. 30 Squadron RAF, was the first RAF casualty of the campaign in Greece. He was killed during the RAF's first offensive action on 6 November 1940, when Bristol Blenheims of the Squadron were attacked by Italian fighters while bombing... Copyright: © IWM. Original Source: http://www.iwm.org.uk/collections/item/object/205208843

Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.

Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.

Foto-2

ROYAL AIR FORCE: OPERATIONS OVER ALBANIA AND IN GREECE, 1940-1941. (ME(RAF) 1100) Aircrew of 'A' Flight, No. 30 Squadron RAF, collect their equipment and board Bristol Blenheim Mark I, K7095 'VT-G', at Eleusis, Greece, for a raid on Italian targets in Albania. Copyright: © IWM. Original Source: http://www.iwm.org.uk/collections/item/object/205212052

Këto foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.

“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.

Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

Foto-4 Foto-5 Foto-6

Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura