Fotot e reja/ Brenda banesës ku u vra ish i dashuri i Marsida Qatjas, njolla gjaku, batanije në tokë. Pamjet që la pas krimi

Oct 10, 2019 | 10:56
SHPËRNDAJE

pjimage (5)

Fotot që shihni më poshtë, janë ato që tregojnë se çfarë la pas sherri që përfundoi me një viktimë, një të plagosur dhe dy të arrestuar në Kavajë, në banesën e shtetases Marsida Qatja, në lagjen numër 2 të qytetit, pak pas mesnate.

shpia1

Një darkë e pambaruar mbi tavolinë, njolla gjaku në pllaka, batanije të hedhura përtokë dhe divani i pasistemuar, si pasojë e asaj që duket se ka qenë një përleshje ajo që i parapriu më pas krimit.

shpia2

Policia sqaroi se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Ka qene Dritan Haxholli, viktima i cili per motive xhelozie, ka qelluar mbi policin pasi e gjeti ne shepine e Marsidës, me te cilen kishte pasur nje lidhje dashurie te perfunduar pak jave me pare.

shpia3 shpia4

Ne kushtet e vetembrojtjes sqaron policia, shefi i sigurise ne Burgun e Durresit, Bledar Toci, ka qelluar duke e lene te vdekur ne vend Haxhollin.

Marsida Qatja
Marsida Qatja

Por ne pranga ra pervec autorit, policit te burgjeve qe akuzohet per vrasje me dashje, edhe vellai i tij pasi “gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit”, vellait te policit, sqarojne blute.

NJOFTIMI I PLOTE

viktima
viktima

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Bledar Toci
Bledar Toci

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura