FOTOT/ Dokumentet që përdornin dy të arrestuarit si “agjentë” investigues

Feb 11, 2016 | 16:50
SHPËRNDAJE

Policia e Beratit ka zbardhur edhe dokumentet e falsifikuara të dy personave që u arrestuan ditën e sotme nga Policia, teksa ndiqnin një djalë duke pretenduar se ishin agjentë të SHISH-it.

IMG-20160211-WA0026Këto janë dokumentet që ata përdornin për t’u identifikuar si agjentë të SHISH-it. Në fakt ato i përkasin një OJF-je me bazë në Tiranë që pretendon se heton krimin.

Policia e Beratit njofton se në pranga janë vënë shtetasit Alfred Kallmi, 41 vjeç, banues në Berat dhe Antonio Toska, 24 vjeç, banues në fshatin Moravë Berat.

“Këta shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Benz me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale Berat­Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin F.F, 30 vjeç, banues në Durrës”­ njofton policia.

Drejtuesi i mjetit ka njoftuar Policinë se nje automjet me dy persona civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte. Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat, të cilët në momentin e ndalimit.

IMG-20160211-WA0016 IMG-20160211-WA0027 IMG-20160211-WA0025

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura