FOTOT/ Dëmtohen skulpturat e parkut ‘Rinia’ në Korçë, reagon Kumbaro: Krim

Jun 17, 2015 | 11:11
SHPËRNDAJE

Mbremjen e djeshme jane rrezuar forcerisht nga platforma e tyre dhe jane demtuar, nje pjese e skulpturave te parkut ne Korçë.

Bashkia e qytetit e ka denoncuar rastin dhe e quan aktin e demtimit te skulpturave te parkut te paprecedent.

“Ky eshte nje veprim antiqytetar qe cenon dhe fyen pa perjashtim cdo qytetar te Korces qe po shijon kete vere parkun e saporikonstruktuar me standarte europiane. Mendjet e nxehta dhe dashakeqe, qe kane kryer mbreme kete akt te turpshem vandal, mbi nje nga investimet me te medha te bashkise, sic duket nuk e dine qe parku eshte i te gjitheve, i cdo qytetari pa perjashtim, pavaresisht moshes, botkuptimit, perkatesise apo bindjeve te tij”,- thekson Bashkia.


Sakaq, per rastin, ka reaguar edhe Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro. Ne nje status ne Facebook ajo shkruan:

“Ndal demtimit te veprave te artit dhe te trashegimise! Eshte krim edhe kur demtohen nga pak perdite edhe kur dhunohen barbarisht si ketu ne Parkun e Korces.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura