FOTOT/ Çifti gjerman vendos rekord botëror, dekoron 444 pemë të Krishtlindjes në shtëpinë 100 metra katror

Dec 8, 2021 | 21:57
SHPËRNDAJE

peme krishtlindje (6)Një çift nga Gjermania ka në banesën e tyre plot 444 pemë të Krishtlindjes.

Thomas Jerome 55 vjeç dhe gruaja e tij, Susanna nga Rinteln dekoruan apartamentin e tyre prej 100 metrash katrorë me 444 pemë, duke vendosur një rekord të ri botëror për numrin më të madh të pemëve të Krishtlindjeve në një vend.

Çdo vit, apartamenti i tyre bëhet një mrekulli e vërtetë e Krishtlindjeve – vitin e kaluar ata kishin 420 pemë të tilla.

Këtë vit, shkuan një hap më tej, duke dekoruar pemët e Krishtlindjeve me 10 mijë topa të Krishtlindjeve dhe 300 rreshta llambash.

peme krishtlindje (2) peme krishtlindje (3) peme krishtlindje (4) peme krishtlindje (5) peme krishtlindje (6) peme krishtlindje (7) peme krishtlindje (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura