FOTOT/ Babai i Ajlanit varros familjen në Kobane, ISIS i ka masakruar fisin

Sep 4, 2015 | 13:17
SHPËRNDAJE

Një ceremoni ku dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të rrëfehen ka qenë ajo e përcjelljes në banesën e fundit te Ajlanit 3-vjeçar, vëllait të tij Galip, e nënës së tyre, mbytur në bregun turk.

Bodies of Kurdi family arrive in Kobane 04/09/15 Credit Mustefa Ebdi
Bodies of Kurdi family arrive in Kobane 04/09/15 Credit Mustefa Ebdi
Babai i pikëlluar i ka varrosur ata në Kobane, vendin e lindjes, por aty zbulon se fisi i ishte shuar. 11 prej të afërmve jane masakruar nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin e shkatërruar nga lufta.

Ai ka thene mes lotesh se nuk mundi t’i kapte dot femijet. “Nuk e kapa dot, më rrëshqiti nga duart”. 

2Sot, teksa ka shkuar ne vendlindje për varrimin e familjes mesoi se 11 të afërm të tij janë masakruar nga ISIS në muajin qershor.

4Sapo ka mbërritur në Kobane me një fluturim nga Stambolli Abdullah është informuar nga babai i tij që ISIS kishte masakruar 11 të afërm të tij, mes tyre disa kushërinj të parë dhe tezen e tij.

1“Nuk dua më asgjë nga kjo botë pas vdekjes së dy fëmijëve të mij. Dua vetëm që kjo gjë të mbarojë dhe askush tjetër të mos përjetojë tragjedinë që përjetova unë”, tha ai. 
3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura