FOTOT/ Aktorja e “Portokallisë” puth në buzë partnerin te ‘çifti i lumtur”, Irgen Çela flet për largimin e Delinda Dishës: Jam i kënaqur nga përmasat…

Jan 13, 2020 | 11:52
SHPËRNDAJE

Delinda Disha u largua nga Portokallia për ti lënë vendin në “çifti i lumtur” aktores Arjola Demiri.

xhoda-arjola-demiri5

Ndërsa rolin e risolli në emisionin “Klanifornia” me kolegun e saj Olsi Bylyku nën emrin “çifti i shqyer”.

Ish-partneri i Delindës, Irgen Çela e komentoi “çifti i shqyer” duket thënë se kopja nuk është më e mirë se origjinalja.

Gjithashtu aktori i Portokallisë u shpreh se është i kënaqur nga partnerja e tij e re Arjola Demiri si nga talenti ashtu edhe nga përmasat e saj.

xhoda-arjola-demiri4

Ndërsa shkëmbyen edhe një puthje live në emisionin “Shiko kush Luan”.

 “Unë me Florin që në zanafillën e çiftit të lumtur e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot. Çifti ka qenë ideja ime fillestare por që në gjenezë e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe për sa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është aq e bukur sa origjinali. Por sigurisht kopja duhet. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore. Por jam shumë, vërtetë shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha,”– tha ai.

xhoda-arjola-demiri1 xhoda-arjola-demiri xhoda-arjola-demiri2 xhoda-arjola-demiri3 delinda-disha-irgen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura