FOTOLAJM/ Sali Berishën e ‘dëbojnë’ edhe nga vendi i tij në Parlament, e spostojnë në fund të sallës! Militantët e PD ia mbushin makinën me karafila dhe i puthin dorën (VIDEO)

Sep 10, 2021 | 11:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së ka shkuar sot në seancë plenare, ku është pritur nga militantët të shumë demokrat.

Sali berisha spostohet ne fund te salles

Sali Berisha është shoqëruar nga tre deputetët të PD-së, Edi Palokën, Tritan Shehun dhe Flamur Nokën.

Këta të fundit e kanë shoqëruar gjatë hyrjes në Kuvend, ku Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si “pazarxhi’ që “shiti PD-në”.

Makina me lule e Sali Berishes

Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i kanë zënë dhe vendin në Kuvend, teksa është parë që ai është ulur në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.

Sali Berisha-spostojne nga Kuvendi

Vendin e tij e ka zënë nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që përkrah Berishës është ulur Tritan Shehu, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

Vendi ku ulej Sali Berisha ne Kuvend
Vendi ku ulej Sali Berisha ne Kuvend

Gjatë daljes nga Kuvendi, Berisha është pritur me brohoritje dhe një militante i ka puthur dorën kreut të PD-së. (SHIKO VIDEON)

Ndërkohë që kanë lëshuar fyerje ndaj Lulzim Bashës, të cilin e kanë quajtur si “agjent të Soros”.

Lulzim Basha-vendi-rrethi1

parlamenti seanca e pare, opozita-Kuvendi

Sali Berisha11 48427fc9-a92a-4f31-aa2d-2458892d9138 basha ne kuvend deputetet berisha perjashtim SALI BERISHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura