FOTOLAJM/ Ruli dhe Gjiknuri bëhen shokë pas sherrit në komision, ndërsa Kopliku pi duhan në Kuvend

Oct 6, 2015 | 21:34
SHPËRNDAJE

Gjithçka ka ndodhur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku ministri Gjiknuri dhe ish-ministri i Energjisë, Genc Ruli kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për çështjen e marrëveshjes së CEZ-it.

Fotolajm-KoplokuMirëpo, gjithçka merr ngjyra në korridorin e Kuvendit, ku Ruli dhe Gjiknuri, përkundër debatit që patën shihen duke qeshur dhe biseduar me njëri-tjetrin.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në sfond gjendet edhe deputeti Naim Kopliku, i cili sapo ka ndezur një cigare dhe e thith atë me zell, edhe pse ndodhet në një mjedis të mbyllur publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura