Fotolajm/ Gjyshja që shet në rrugë nuk e vret kohën kot…lexon libra

Jun 22, 2016 | 12:40
SHPËRNDAJE

Një foto e shkrepur në një nga rrugët e Tiranës po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, për vetë mesazhin e fortë që përcjell, se sa paradoks qëndron brenda saj.

Një nënë që shet në një cep rruge lakra, e shtyn kohën duke lexuar një libër. Nuk është as e para as e fundit e grave me shami në kokë, apo edhe pa shami, që shesin në rrugë për të fituar para sa për një copë bukë. Por kjo grua ka prekur zemrat sepse kohën e shfrytëzon edhe për të lexuar, edhe pse është në rrugë. Fotoja është marrë nga Bislim Ahmetaj.

“Filozofia qe percjell kjo foto vlen shume me teper se reforma ne drejtesi, vlen njemije here me shume se te gjitha fjalimet qe mbajne udheheqesit politik te ejten ne parlament apo gjate gjithe javes neper tribuna te ndryshme. U emocionova aq shume kur e pashe kete nene qe ulur mbi nje gure, me kater pese duar barishte perpara po lexonte nje liber. Ju afrova dhe I kerkova leje ta fotografoj, Ajo me tha : Jo te keqen nana se ju na I qitni ne internet fotografite e masanej vine policat e s’na lane me shite. Kur e pyeta se cfare libri po lexonte. Ajo mu pergjigj me nje afshame dhimbje qe i doli nga thellesia e shpirtit: E ka shkruar im bir qe jeton tash 15 vite ne Kanada… Me la pa fjale, doja t’ja blija gjithe barishtet qe kishte shtruar mbi trotuar por per fat te keq isha nisur per nje takim dhe koha s’ishte me mua…shpresoj ta shoh prape dhe tja blej ate meter katror me barishte ne trotuarin prone e pushtetit dhe jo e publikut”, shkruan Ahmetaj.

nena shitese

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura