FOTOLAJM/ “Çlironi Palestinën!”, tensione mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, ja momentet e konfrontimit fizik

May 16, 2021 | 20:36
SHPËRNDAJE

Nuk kanë munguar momentet e tensioneve dhe konfrontimit me policinë gjatë protestës së organizuar sot në qendër të Tiranës nga qytetarë që shprehën solidaritet me Palestinën.

WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.50 PM

Siç mund të shihet nga këto foto të shkrepura nga LSA, dhjetëra protestues kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me pankarta në duar me mbishkrimin: “Çlironi Palestinën”, “Paqe dhe Fund Zionizmit”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mijëra njerëz kanë marshuar në rrugë duke e konsideruar Izraelin si një shtet fashist dhe shtypës.

Qindra persona, mes të cilëve edhe gra e fëmijë kanë humbur jetën në Palestinë pas sulmeve me raketa dhe bomba. Kryeministri izraelit Netanjahu i konsideron sulmet si kundërpërgjigje ndaj goditjeve me raketa nga Hamasi, të cilin e cilëson si një organizatë terroriste.

WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.50 PM (1) WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.50 PM

WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.53 PM WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.53 PM (2) WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.52 PM WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.52 PM (3) WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.52 PM (2) WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.52 PM (1) WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.51 PM WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.58 PM WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.57 PM WhatsApp Image 2021-05-16 at 7.03.57 PM (3)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura